Një motor me naftë do rrugë të gjata dhe të nxehta. Kush e përdor vetëm brenda qytetit për dy kilometra, e mbush filtrin e grimcave dhe një ditë mbetet në rrugë.
- Një herë në javë një udhëtim prej njëzet minutash në rrugë të hapur — kjo e pastron filtrin.
- Blej naftë te pika që i njeh. Nafta e keqe i kushton pompës së lartë shumë më shumë se dallimi në çmim.
- Drita e filtrit që ndizet: mos e injoro dhe mos e “hiq” te mekaniku. Pa filtër vetura nuk kalon kontrollën.
- Rripi ose zinxhiri i shpërndarjes sipas intervalit të prodhuesit — te motorët e vjetër ky është defekti që e vret motorin njëherësh.
Nëse bën më pak se dhjetë mijë kilometra në vit dhe kryesisht në qytet, benzina të kushton më lirë në total — edhe pse konsumon më shumë.