Privati zakonisht është më i lirë, sepse nuk ka qira, rrogë e garanci. Autosalloni është më i shtrenjtë, sepse merr përsipër diçka.
- Te privati: pyet pse e shet, sa gjatë e ka pasur dhe kërko dokumentet e servisit. Një pronar që e njeh veturën përgjigjet menjëherë.
- Te autosalloni: pyet çfarë është bërë para shitjes dhe çka mbulohet nëse diçka prishet javën e parë. Kërko ta kesh me shkrim.
- Në të dyja rastet: emri në libreza duhet të përputhet me personin që të shet.
Te ne çdo autosallon ka faqen e vet me vlerësime dhe kohën mesatare të përgjigjes. Autosallonet e verifikuara kanë vulën — kjo do të thotë se numri i biznesit është kontrolluar.