Ia vlen
- Pastrimi i thellë, brenda dhe jashtë. Nga të gjitha shpenzimet, kjo ka kthimin më të madh.
- Ndërrimi i llambave të djegura dhe fshirësve — dy euro që heqin përshtypjen e neglizhencës.
- Mbushja e klimës nëse ftoh dobët.
- Mbledhja e dokumenteve: libri i servisit, faturat, dy çelësat.
Nuk ia vlen
- Lyerja e gjithë veturës. Blerësi e sheh dhe pyet çfarë fshihet.
- Goma të reja shtrenjta — llogarite në çmim dhe thuaje hapur.
- Riparime të mëdha motorike para shitjes: rrallë i merr paratë prapa.
- Pajisje shtesë të montuara para shitjes.
Rregull: paguaj për pamje dhe siguri, jo për teknikë të re. Teknikën e re blerësi nuk e beson pa fatura — dhe me fatura ajo bëhet argument, jo shpenzim.