Interesimi për një veturë zgjat orë, jo ditë. Kush përgjigjet pas dy ditësh, shkruan dikujt që tashmë ka parë tri vetura të tjera.
- Përgjigju edhe kur nuk ke kohë: „Po, është e lirë. Të thërras në mbrëmje?" mban bisedën gjallë.
- Përgjigju pyetjes së bërë. „Sa është çmimi i fundit?" nuk përgjigjet me „Eja ta shohësh".
- Ofro dy terma konkrete për takim. Pyetja „kur ke kohë?" e zgjat bisedën pa nevojë.
- Numri i telefonit në shpallje shkurton gjithçka — shumë blerës thërrasin para se të shkruajnë.
Te ne çdo autosallon e ka mesataren e kohës së përgjigjes në faqen e vet. Blerësit e shohin. Ajo është reklamë falas — ose e kundërta.